A po zbutet Merkel për shkëmbimet territoriale Kosovë- Serbi? Zbulon çka foli me Trumpin!

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në një konferencë me media në Berlin, së bashku me kryeministrin kroat, Andrejem Plenkovicem, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi.

Ajo ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin Amerikan, Donald Trump për bisedimet Kosovë- Serbi, raportojnë mediat serbe

“Kemi biseduar mbrëmë me presidentin Trump për Kosovën, mbështesim kërkimin e zgjidhjes së përbashkët që merr parasysh integritetin territorial”, tha ajo.

Duke folur për çështjen e kufijve, Merkel ndër të tjera tha se sa i përket kësaj teme, “duhet të jemi të kujdesshëm, që veprimet në një territor të caktuar, të mos kenë efekt në territoret tjera”.

“Ne përkrahim të gjitha bisedimet që dërgojnë drejt qëllimit- zgjidhjen e kësaj çështjeje. Por gjithashtu themi se natyrisht territori kështu si është tashmë, është një vlerë, të njëjtën gjë e kam thënë edhe kur këtu ka qenë kryetari i Bosnjës dhe kryeministri i Malit të Zi. Duhet të jemi të kujdesshëm që vperimet në njërin territor  të mos sjellin veprime të ngjajshme në territoret tjera”, tha Merkel, raporton Gazeta Blic.

Nga minuta e 14 e gjeni deklaratën për idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi.

Gjatë ditës së sotme edhe njëherë ka reaguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook ka ritheksuar se duhet të ketë ‘korrigjim’ të kufijve, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij është për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës si tërësi me Kosovën.

“Jo ndaje, jo shkëmbim territoresh”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti sërish ka thënë se lajmet që Kosova do të ndahet janë “fake news”.

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE