A priten reshje të mëdha të borës ditëve në vijim: Ky është paralajmërimi i meterologëve

 I ftohti dhe erërat e ftohta që kanë nisur me fillimin e këtij muaji, duket se nuk do të përfundojnë deri në fund të kësaj jave.

Edhe pse dita e sotme ka nisur me temperatura të ulëta prej -5 deri në 1 gradë Celcius maksimalja, temperatura të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

E një mot i tillë është ka filluar qysh nga ditët e para të këtij muaji, ku temperaturat minimale kanë shënuar deri në -8 edhe gjatë javës që lëmë pas.

Edhe pse është lajmëruar se nga e marta do të jetë mot kryesisht me diell, nuk do të ketë ulje në temperatura edhe gjatë kësaj jave, ku më të ulëtat do të jenë po në këtë ditë, nesër me -8 gradë Celcius, kurse maksimalja të premten 7 gradë Celcius.

Siç njofton Prishtina Weather, ashtu si gjatë javës së kaluar edhe këtë javë nuk do të ketë mot me shi edhe pse ftohtë me vranësira kohë pas kohe e madje edhe me ngrica në orët e hershme të mëngjesit.

E premtja e 10 janarit do të jetë dita kur moti fillon të ndryshojë, pasi që nuk paralajmërohet për erë e vranësira, ani pse temperaturat minimale shënojnë me -4 gradë Celcius, do të jetë mot i kthjellët dhe me diell.

Ndërkaq, vlerat e cilësisë së ajrit janë përmirësuar ndjeshëm, për shkak të erërave që pritet të fryejnë sot dhe nesër, mirëpo nën kushtet meteorologjike të parashikuara për ditët e ardhshme, me qarkullim jo të mjaftueshëm ajror, ato do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të pashëndetshme. /gazetametro.net