A u larguan prokurorët serb në veri? Përgjigjet Prokuroria e Mitrovicës

Ishte raportuar se largimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës serb nga sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Por ky lajm është demantuar mënjeherë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Përmes një komunikate drejtuar nga ky institucion njoftojnë se sot, të gjithë prokurorët dhe stafi mbështetës serb kanë filluar punën si çdo ditë tjetër, si dhe, prokurorët kanë shkuar nëpër gjykata për të mbajtur seancat gjyqësore.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se lajmet që janë publikuar në media të ndryshme lidhur me largimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës serb nga sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nuk qëndrojnë dhe janë plotësisht të pasakta.

Po ashtu, ju njoftojmë se, sot, të gjithë prokurorët dhe stafi mbështetës serb kanë filluar punën si çdo ditë tjetër, si dhe, prokurorët kanë shkuar nëpër gjykata për të mbajtur seancat gjyqësore”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

SHPËRNDAJE