AAK ia merr Nismës edhe një kryetar dege

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate sapo ka njoftuar se i ka marrë te partia e Haradinajt edhe kryetarin e degës së Nismës në Obiliq, Nasuf Mjeku.

Lajmin e ka publikuar kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Sot, mirëprita në takim Gjeneralin Haxhi Shala, njëheritë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, së bashku me kryetarin e degës së Nismës në Obiliq Prof.Nasuf Mjeku, të cilit i njoftova për gjendjen aktuale me Covid-19 në komunën e Obiliqit si dhe për zhvillimin e projekteve ku përkundër përkushtimit tonë në menaxhimin e pandemisë, projektet po zhvillohen sipas planit dinamik.

Po ashtu, deputetit z.Shala dhe z.Mjeku, ju urova mirëseardhje në rrugëtimin tonë të përbashkët, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke u zotuar se bashkarisht do punojmë në zhvillimet e përbashkëta politike,ekonomike dhe sociale për qytetarët e Kosovës” shkruan Gashi në njoftim.

SHPËRNDAJE