AAK propozon kandidatin për president, LDK dhe PDK ende pa kandidat

AAK, ka nominuar Haradinaj për president të Kosovës, partitë të tjera në pritje të propozimeve të tyre.

Dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

E tash, po synon atë të presidentit.

Dhe për këtë synim, Ramush Haradinaj, ka mbrapa partinë e tij me 14 deputet në parlament.

Madje deputet të kësaj partie, presin që të konfirmohet aktakuza nga Specialja në mënyrë që presidenti Thaci, ta lë pozitën që e mban.

Por partneri kryesor i koalicionit LDK-ja po thonë se iniciativa e Haradinaj është ligjore.

Valentina Bunjaku po thotë se shkarkimi i Thacit ka qenë i mundur qysh moti.

LDK sipas saj nuk kanë diskutuar ende për postin e presidentit.

Për PDK-në, nomimini i Haradnajt për president është një e drejtë që smund ta mohojë askush.

Krejt kërë proces, Krasniqi e sheh si mundësi për t’i shmangur zgjedhjet.

Aktualisht Kosova ka Thacin president, mandati i të cilit përfunon në prill të vitit 2021 por gjithçka mund të ndryshojë nëse ndaj tij konfirmohet aktakuza e bërë publike tashmë nga Dhomat e Specializuara.

SHPËRNDAJE