“AAK-PSD do të fitojë bindshëm në këto zgjedhje”

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing në televizionin T7, ka thënë se koalicioni mes partisë së tij dhe Partisë Socialdemokrate, do të dalin fitues të zgjedhjeve.

“Ne presim që të jemi të parët në këto zgjedhje. Nëse e mbajmë entuziazmin dhe punën e mirë që po bëhet në teren, komunat që i kemi dhe rritjen në komunat tjera, nuk kam asnjë dyshim se do të jemi të parët”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur rritje të madhe në këto zgjedhje në shumë komuna.

“Në Pejë kemi rritje të madhe ndërsa Istogu tashmë është me AAK pasi që i është marrë rezultati në tavolinë” tha Haradinaj duke shtuar se “Në Prizren është dyfishuar vota”.

Daut Haradinaj gjithashtu tha se Partia Socialdemokrate ka rreth 3.8% deri në 4% të votave.

SHPËRNDAJE