AAK ‘thumbon’ edhe një herë opozitën: Kanë mungesë të alternativës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, përpjekjet e opozitës për ta organizuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë i ka vlerësuar refrene bajate për qytetarët.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se reagimi i subjekteve opozitare është si reaksion i mungesës së alternativës së tyre.

Lekaj ka thënë se pa pasur nevojë të bëhet qesharake, opozita le ta organizojë mocionin nëse i ka votat.

Akuzat e LDK-së dhe të Vetëvendosjes për korrupsion ndaj tij, Lekaj i ka quajtur shpifje të cilat nuk duhet të merren seriozisht.

Sipas Lekajt, me ardhjen e tij në krye të kësaj ministrie i janë hapur dyert drejtësisë për ta bërë punën e vet.