Abazi i Vetëvendosjes ka një mesazh për LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se LDK-ja dikur kishte pasur edhe presidentin edhe kryeparlamentarin në kohen kur dalshin të parët në zgjedhje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK-ja e Isa Mustafës doli e dyta, duke humbur zgjedhjet dhe tani po kërkon më shumë se që i takon.

Ai tha se sovrani ka vendosur dhe kërkon nga LDK-ja ta respektoj sovranin duke përkrahur VV-në në mënyre që të formohen sa më shpejtë institucionet për ndryshimin e madh:

Shkrimi i plotë i Abazit:

Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh.

SHPËRNDAJE