Abazi ka një pyetje për Thaçin e Mustafen- Pse po kanë frikë nga zgjedhjet?

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, pak më parë ka thënë se kërkesa e presidentit Hashim Thaçi, që të dërgohet nga Vetëvendosje emri i mandatari për të formuar Qeverinë dhe kërkesa e kreut të LDK-së që kjo sa më parë të ndodh,  janë tentim për të vjedhur demokracinë e legjitimitetin.

Kjo madje sic ka thënë ai po bëhet duke e keqpërdorur situatën me Covid-19.

Ai tutje ka shtruar një pyetje: Pse po kanë frikë nga zgjedhjet?

Postimi i plotë i tij:

Duke keqpërdorur situatën me COVID-19, nuk vjedhet DEMOKRACIA e as legjitimiteti. Kjo që po do Thaçi dhe Mustafa është jokushtetuese dhe e barabart në vendimet për masa të dhunshme që dikur kishte vendosur Milloshevic duke larguar institucionet që kanë burimin në votën dhe vullnetin qytetarë.

Në demokraci nuk ka vend për centrifugë.

Pse po kanë frikë nga zgjedhjet?

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE