Abdixhiku i komenton skandalet e Pacollit: Kthejeni në Kosovë se na mori në qafë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, në New York lidhur me marrëdhëniet e vendit me Serbinë, duke i quajtur si përulje ndaj qytetarëve dhe dëm nacional.

Abdixhiku, ka kërkuar nga drejtuesit e shtetit që ta kthejnë në vend Pacollin, duke konsideruar se ka vepruar kundër rolit të diplomatit, në kohën kur ka deklaruar se “me serbët s’kemi pasur probleme kurrë”.

Ai, ka përmendur numrin e të vrarëve, të zhdukurve, grave të dhunuara dhe dëmet ekonomike, si argumente që e hedhin poshtë deklarimin e Pacollit.

Çfarë trishtimi:

– 13,000 të vrarë;
– 1,700 të zhdukur;
– 200 varreza masive;
– 20,000 gra të dhunuara;
– 1 milionë qytetarë të dëbuar;
– 20 miliardë dëme ekonomike;

Dhe 1 ministër i jashtëm Kosove që me mburrje thotë se “me serbët s’kemi pasur probleme kurrë”. Kjo s’është më veçse naivitet. Është përluje; është inferioritet. Është dëm nacional. Është krejt e kundërta që një diplomat duhet të bëjë. Pa fjalë. Ktheni këta të paditur prapa në Kosovë se na morrën në qafë nëpër botë. Së paku naivitetin e tyre e mbajmë veç këtu.

SHPËRNDAJE