Abdixhiku tregon sa zëvendësministra do i ketë qeverisja e ardhshme

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se qeverisja e ardhshme do të ketë shumë më pak zëvendës ministra se ekzekutivi i kaluar.

“Do të jenë diku 27 zëvendësministra, por mos ma nxini të madhe nëse janë 28”, tha Abdixhiku.

“Nuk ka shanca që të jenë më shumë. Puna e zëvendësministrave në këtë qeverisje do të jetë shumë më e madhe dhe nuk do ketë pozita ku një person vetëm do rrijë”

Ai po ashtu tregon se si do të zgjidhen ministrat nga koalicioni.

“Gjërat do bëhen me pajtueshmëri. Nuk do të ketë zgjedhje të ministrave pa pajtim. Shembuj i kemi qeverisjet e kaluara ku kishim shumë persona që merrnin vendim dhe në fund secili zgjidhte ministrat e vet. Kështu prishet vendimmarrja”, shtoi Abdixhiku.

SHPËRNDAJE