Abrashi së shpejti do të bëhet baba, ja si duket gruaja e tij në muajt e fundit të shtatzënisë (FOTO)

Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.

Ai, është njëri ndër fytyrat publike që asnjëherë nuk e ekspozon familjen nëpër rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.

E kjo ka bërë që familja e tij të mos komentohet shumë nëpër media.

Por gjatë ditës së sotme kur kryetari i LDK-së Isa Mustafa, e prezantoi para të gjithëve si kandidat për kryetar të Prishtinës, aty u vërejte se gruaja e tij është shtatzënë.

Ndryshe, Abrashi është njëri ndër politikanët i cili është shumë i afërt me gazetarë. Ai nuk heziton të jetë pjesë e çdo emisioni. E kjo ka bërë që kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së të jetë shumë i dashur nga të gjithë.

Për më shumë shikoni disa fotografi se si duket gruaja e tij shtatzënë.

SHPËRNDAJE