Ademi në top formë, shënon dy gola ndaj Luganos

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi është duke shijuar formë fantastike në kampionatin zviceran, apo më saktësisht tek skuadra e Baselit.

Ademi është shndërruar në lojtarin kyç të ekipit, pas largimit të Albian Ajetit.

Vetëm sot, Kemal Ademi ka shënuar dy gola në takimin ndaj Luganos.

Ademi shënoi fillimisht në pjesën e parë – ndërsa para pak çasteve realizoi sërish – për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.

Rezultati aktual i takimit është 2-0.

SHPËRNDAJE