Adnan Januzaj po kërkohet nga Southampton dhe Brighton.
Januzaj shpërthimin e tij si futbollist e kishte bërë pikërisht në Premier Ligë, me Manchester Unitedin, shkruan Reporteri.net
Por, pas një fillimi të mirë erdhi edhe forma e tij e dobët ku United e huazoi disa herë në klube tjera, ndërkaq tani është pjesë e Real Sociedadit në La Liga.
25 vjeçari te Sociedad e ka gjetur veten mjaft mirë dhe me formën e treguar deri tani ka zgjuar interesimin e dy klubeve nga Premier Ligë.
Sipas mediave Southampton dhe Brighton janë dy nga klubet e interesuara për Januzajn, i cili mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Angli shumë shpejt.