Aeroporti i Prishtinës jep një njoftim të rëndësishëm për fluturimet e nesërme

Edhe fluturimet e nesërme nga aeroporti i Prishtinës janë anuluar në tërësi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Aeroporti i Prishtinës.

Të njëjtit kanë bërë thirrje që për detajet shtesë lidhur me fluturimet, të kontaktohet kompania ajrore.

Postimi i plotë:

Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit,

Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.
Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)
Sponsoruar