Agim Ademi bën homazhe te varri i Vokrrit, pa praninë e familjes së tij

Pas mosmarrëveshjeve që tashmë kanë dalë hapur mes familjes së ish Kryetarit të FFK-së dhe Agim Ademit, i cili që nga vdekja e legjendës së futbolllit, Fadil Vokrri, është në krye të këtij instuticioni, sot me rastin e një vjetorit të vdekjes së tij, edhe homazhet I ka bërë ndaras, duke mos respektuar orarin i cili ishte caktuar zyrtarisht të bëhet nga ora 11:00.

Ai me një grup të tij bashkëpuntorësh kreu homazhet nga ora 08:00 e mëngjesit, pa praninë e famijles, qytetarëve, krerëve instuticionalë dhe dashamirëve të futbollit.

Një gjë duhet ta kemi parasysh se Agim Ademi u bë kryetar me përkrahjen e familjes Vokrri, duke premtuar se do të vazhdojë frymën dhe vizionin e Fadil Vokrrit por një vit nga vdekja e tij shihet qartë se Agim Ademit i mungon komunikimi normal, se për frymë dhe vizion të Vokrrit as që bëhet fjalë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe Ministri i Pushteti Lokal, Ruźić, i cili ishte edhe pjesë e varrimit të tij.

E meta të kësaj udhëhqje të FFK-së nuk është vetëm kjo, por edhe mosorganizimi i një akademie të vetme kushtuar legjendes Vokrri nën organizimin e FFK-së dhe mosrregullimi i hapësirës së varrit të Fadil Vokrrit.

E vetmja inicativ serioze deri më tani është ajo e deputetit Bekim Haxhiu, i cili siguroi mjetet finaciare nga Buxheti i Kosovës për Shtatoren dhe Parkun Fadil Vokrri. E cila ende nuk ka filluar për shkak të neglizhencës institucionale.

Disa familjarë të Fadilit që po pastronin hapësirën në mëngjes, fillimisht nuk kanë lejuar Agim Ademin me delgacionin e FFK-së të hyjnë te varri për homazhe, duke ju treguar orën e homazheve. Por, më pas janë lënë të vendosin lulet dhe kanë ikur pa takuar askënd./FaktePlus

 

SHPËRNDAJE