Agim Ademi planifikon t’i hakmerret bashkëpuntorit të tij që shpalosi ambiciet për Kryetar në FFK

Zevendëssekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, pritet të largohet nga ky post gjatë javës që po vjen.

Kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tanimë është në panik të madh para zgjedhjeve që do të mbahen më 15 janar të 2020, në bazë të statutit dhe ligjeve të FFK’së.

Raportimet e medieve gjatë muajit të fundit në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të FFK’së, ka bërë që Ademi ditë më parë të shtyejë Komitetin Ekzekutiv të FFK’së, të lëshon një reagim në lidhje me këtë.

Mes tjerash në reagim ata kanë theksuar se disa grupe të njohura po e sakrifikojnë edhe një ”karrierist” të paskrupullt nga Administrata, e kjo akuzë sipas burimeve nga Gazeta Metro brenda FFK’së, ka të bëjë me zëvendëssekretarin e FFK’së, Arianit Ahmeti.

Ahmeti i cili ka filluar përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve brenda FFK’së që do të jenë me 15 janar të 2020, nuk po i pëlqejnë Agim Ademi, pasi ky i fundit mund të mos jetë më Kryetar i FFK’së.

Arianit Ahmeti u raportua se shfaqi ambiciet e tij për t’u bërë Kryetar i FFK’së, e kjo si duket t’i kushtojë shtrenjtë atij. ‘Gazeta Olle’ mëson që në fillim të javës tjetër, Komiteti Ekzekutiv i FFK’së do të mblidhet për të diskutuar rreth shkarkimit të Ahmetit nga posti aktual.

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komiteti Ekzekutiv, pritet që gjatë ditës së hënë kur edhe kthehet Kryetari Agim Ademi nga mbledhja e UEFA’s, që u mbajt në Rumani, të mblidhet dhe ta diskutojë situatën e fundit të krijuar në shtëpinë e futbollit të Kosovës.

SHPËRNDAJE