Agim Bahtiri e hap fushatën zgjedhore, e mbush me simpatizantë palestrën e sporteve (FOTO)

Për dallim prej tjera partive të cilët fushatën zgjedhore e kanë hapur në qendër të kulturës, kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka hapur sot fushatën zgjedhore në palestrën e sporteve “Minatori”, e cila ishte e mbushur plotë me qytetarë.

AKR ka mbajtur fushatën për zgjedhjet lokale në qytetin e Mitrovicës.

Agim Bahtiri, kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, ka thënë se ky Mitrovica nuk bashkohet me dhunë por me zhvillim ekonomik.

“Para 4 viteve ishim këtu dhe fituam Mitrovicën se bashku, faleminderit që më keni mbështetur , e kom gjet një Mitrovicë të tenisonuar një Mitroviccë pa asnjë mbikqyrje, me tensione, sot qyteti frymëzon”, është shprehur Bahtiri.

Bahtiri tha se ndër investimet tjera që do bëhen janë ndriçimi në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, rrjetin elektrik./KlanKosova/Veriu.info

SHPËRNDAJE