Agim Bahtiri fitoi bastin, parashikoi me ngulm që Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë

Ka përfunduar procesi i numërimit të afro 1800 pakove nga diaspora.

Sipas rezultatit përfundimtar, Vetëvendosje doli e para me 1154 vota, që i bie se do t’i ketë 32 ulësve në parlament.

Numrin e deputetëve të VV-së e pati paralajmëruar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit u bë pjesë e partisë së Albin Kurtit.

Bahtiri madje kishte vënë një bast me ish-ministrin, Dardan Gashin. Por, një deklaratë të tillë e kishte dhënë në shumë emisione televizive.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE