Agim Bahtiri flet pas rezultatit: Jep deklaratë të papritur

Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re është kandidati i dytë më së shumti vota në Mitrovicë, në zgjedhjet lokale, të mbajtura sot, sipas një ‘exit poll’-i, të realizuar nga instituti “Gani Bobi”.

Ndonëse ‘exit poll’i thotë se në Mitrovicë kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare, Valdete Idrizi, prin bindshëm para Bahtirit, ai ka thënë se kjo është e pasaktë.

“Diferenca do të jetë e ngushtë, me PDK’në”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.

“Kam pritur se do të dal i pari, në fund ndryshoi situata”, ka thënë ai.

“Kemi pasur shumë manipulime”, është ankuar Bahtiri.

Mitrovicasit, sipas sondazhit të realizuar me qytetarë pas votimit, do të zgjedhin në rrethin e dytë mes Idrizit dhe Bahtirit për kryetar të Komunës.

SHPËRNDAJE