Agim Bahtiri i tejkalon ndasitë politike, lutet për shëndetin e Bajram Rexhepit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e bërë një gjest të veçantë për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, duke i tejkaluar ndasitë politike, pasi që është lutur për shëndetin e tij.

Bahtiri këtë solidarizim me Rexhepin i cili gjendet pa vetëdije në spital, e ka shprehur përmes një postimi në Facebook, duke uruar që ish kryeministri t’i kthehet sa më parë familjes së tij, transmeton Veriu.info.

“Lus Zotin që ta ndihmoj ish kryeministrin e Kosovës dhe ai të shërohet sa më shpejt. Uroj që ai t’i kthehet sa më parë familjes dhe profesionit të tij. Bajram Rexhepi ka kaluar shumë sfida para dhe gjatë luftës, dhe sigurisht se do ta kaloj edhe këtë sfidë”, ka shkruar Bahtiri./Veriu.info/

SHPËRNDAJE