Bahtiri: AKR-ja do ta ketë rolin kryesor për zhbllokim, Kosova shumë shpejt do ta ketë kryetarin e Kuvendit

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë se AKR-ja është bllokuesja e vetme e procesit, meqë ky subjekt do që ta sjellë ndryshimin.

“Ne jemi në konsultime, AKR-ja ka qenë bllokuese, ne kemi dashur që të bëjmë ndryshime dhe ndryshimet do të ndodhin. Rolin kryesor do ta ketë AKR-ja”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Ndërkohë, është shprehur optimist se Kosova shumë shpejt do ta ketë kryetarin e Kuvendit.

“Unë mendoj se shumë shpejt do ta kemi një kryetar që do të votohet bukur shumë”, ka potencuar Bahtiri.

E ndonëse ka pasur raportime se AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it, Bahtiri ka theksuar se ka qenë çdoherë kundër këtij koalicioni.

“Unë kam qenë çdoherë kundër PAN-it për arsye se kam dashur të bëhen ndryshime në Republikën e Kosovës, ndryshime prej kësaj gjendjeje, në të cilën mjerisht është Kosova”, ka shtuar ai.

SHPËRNDAJE