Agim Bahtiri: Mitrovica do të jetë epiqendra e tërmetit që do të dridh Hashim Thaçin dhe Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje ka disa ditë që është përcaktuar për formën e kundërshtimit të presidentit Hashim Thaçi, e që do të jenë protestat të cilat do të mbahen më 29 shtator në Prishtinë.

Tashmë kjo parti politike ka filluar përgatitjet intensive për protestën e 29 shtatorit. Tubimet me qytetarë janë zgjedhur si mënyrë paraprake e mobilizimt qytetar për protestën e kundërshtimit të plani të Thaçit për korrigjim kufijsh, shkruan Veriu.info

Tubimi i parë me qytetarë u mbajt sot në Mitrovicë, ku para qytetarëve floën kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetari i komunës së Mitirovicës Agim Bahtiri, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu.

Agim Bahtiri në fjalimin e tij ka thënë se Mitrovica do të jetë epiqendra e tërmetit që do ta godas Thaçin dhe do ta dridh gjithë Kosovën, transmeton Veriu.info

Përveç tjerash në këtë tubim qytetarëve iu bë thirrje që t’I bashkohetn protestës së 29 shtatorit si forma më e mirë e ndaljes së presidentit Thaçi për ndarjen e Kosovës. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE