Agim Bahtiri përkrah propozimin për Murat Jashari kryeministër konsensual

Kryetari i Mitrovicës, poashtu zyrtar i Lëzivjes Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se mbështet fuqishëm propozimin që Murat Jashari të zgjedhet Kryeministër konsensual i Qeverisë së Kosovës.

“Murat Jashari si pjesëtar i familjes më emblematike shqiptare dhe personalitet me ngritje shumë të lartë të arsimimit, është personi më adekuat që në këtë kohë ta drejtoj Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë:

E përkrahu fuqishëm propozimin që Murat Jashari të zgjedhet Kryeministër konsensual i Qeverisë së Kosovës.

Kjo situatë në të cilën ndodhemi është shumë e rëndë për shtetin e Kosovës, pasi që po cenohet demokracia dhe vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës së lirë.

Muajve të ardhshëm Kosovën e presin sfida të rënda, sidomos tendenca për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, e cila duket se është gatuar nga njerëz që kanë bërë pazare për interes personal e në dëm të sovranitetit të Kosovës.

Murat Jashari si pjesëtar i familjes më emblematike shqiptare dhe personalitet me ngritje shumë të lartë të arsimimit, është personi më adekuat që në këtë kohë ta drejtoj Qeverinë e Kosovës.

AB

SHPËRNDAJE