Agim Bahtiri përshendet lirimin e Sami Lushtakut

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pershendetur lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Bahtiri ka thënë se po vërtetohet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe e pastër si loti, shkruan Veriu.info.

Përshendes vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, nga të gjitha akuzat për krime lufte. Ky vendim edhe njëherë e dëshmoj se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe e pastër si loti.

Ish komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës i uroj kthimin sa më të shpejt në krye të komunës dhe në mesin e familjes së tij.

Për çdo ditë po vërtetohet, se në Kosovë krime ka bërë Serbia. UÇK-ja ka lindur nga populli dhe ka qenë në shërbim të popullit, me luftën shembullore për liri.

AB

SHPËRNDAJE