Agim Bahtiri: Rrahim Pacolli nuk e ka përfaqësuar AKR-në në takim me Thaçin e Veselin

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka thënë sot për Insajderin se takimi mes shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun, nuk ka të bëjë asgjë me koalicion.

Ai ka thënë se ky takim ka qenë i rastësishëm dhe nuk ka përfaqësuar AKR-në.

“Aboslutisht e kuptoj lajmin që ka qarkulluar sot por Pacolli nuk ka pas lejen dhe as nuk ka shprehur qëndrimet e kryetarit Behgjet Pacollit dhe as të AKR-së, takimi me Thaçin dhe Veselin ka qenë i rastësishëm”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri më tutje ka konfirmuar se AKR vazhdon të kundërshtoj një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“AKR-ja siç e ka thënë edhe më parë vazhdon të kundërshtoj fuqishëm koalicionin me PDK-më”, ka thënë Bahtiri.

SHPËRNDAJE