Agim Çeku nesër intervistohet nga Specialja

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi planifikohet të nisë prej orës 09:30.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net avokati i tij, Artan Çerkini.

Ndërkohë, vetë Çeku ia kishte konfirmuar Kohës, më 3 shtator se nga Specialja ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, kishte thënë Çeku asokohe.

Agim Ceku (@AgimCeku99) | Twitter

SHPËRNDAJE