Agim Veliu e bën Zafir Berishën Koordinator Nacional për siguri kibernetike

E pa besueshme, por e vërtetë. Krimet kibernetike në Kosovë do t’i luftoi një njeri, i cili nuk ka as aftësi bazike për këtë punë në Qeverinë e Kosovës.

Ato në Kosovë do ti luftoj hiq më pak se zëvendësministri i Agim Veliu, njëherësh anëtari i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berish.

Ky i fundit, shpesh herë është kritikuar edhe për aftësitë e të shkruarit dhe shprehurit shqip.

Në bazë të kërkimeve në internet del se Berisha është i kualifikuar për histori dhe gjeografi, por askund nuk përmendet se ka aftësi në teknologjinë informative.

Megjithatë, nga e hëna ka marrë përsipër të koordinoi aktivitetet për siguri kibernetike në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Së fundmi, cak i sulmeve kibernetike në vend kanë qenë disa kompani private dhe për hetimin e tyre, tash vonë ka zbarkuar edhe FBI në Prishtinë.

Kjo fushë, për shkak të specifikave që teknologjia dhe interneti mbajnë, konsiderohet mjaftë e ndjeshme.

Madje edhe zgjedhjet e fundit në ShBA dyshohet se ishin të manipuluara nga krimet kibernetike derisa ka raste që hakerëve që shpesh janë të përkrahurë nga vet shtetet e ndryshme kanë sulmuar edhe pikat që konsiderohen më të sigurta në glob, sikurse Pentagonin.

E në Kosovë, vend që konsiderohet me të rinj shumë të talentuar sa i përket kibernetikës, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka zgjedhur një person që në CV-në e tij nuk ka asgjë lidhje me kibernetikën e internetin të jetë Koordinator Nacional për siguri kibernetike.

Veliu në këtë pozitë e ka caktuar zëvendësministrin e tij dhe anëtarin e NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berishën.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE