Agim Veliu mesazh tjetër Vetëvendosjes për arritjen e koalicionit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur për mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ata i kanë bërë ofertë Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë duke pritur përgjigje nga ana e tyre.

“Ne e kemi bërë ofertën tonë për Lëvizjen Vetëvendosje. Po i presim ata që të japin përgjigjen e tyre. Nuk mund të preudukoj se cka do të ndodhë në mbledhje të Kryesisë. Ne do ta mbajmë dhe të shohim se cfarë vendimesh do të nxjerrim”, ka thënë Agim Veliu.

Këto komente Veliu, i bëri në homazhet te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta.

SHPËRNDAJE