Agjenti i gjigantit anglez e ndoqi nga afër Muriqin

Manchester United duket se është mjaftë i interesuar në transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce në afatin kalimtar dimëror.

Sulmuesi i skuadrës turke po kalon nëpër një formë tejet të lartë, derisa ka arritur të marrë vëmendjen edhe të skautëve të ‘Djajve të Kuq’.

Lojtari 25-vjeçar po kalon nëpër një formë të mirë edhe te Kombëtarja e Kosovës, e që kjo ka bërë që skuadra angleze të tentojë transferimin e tij.

Sipas mediave në Turqi, skauti i Unitedit, Krsto Kiribalda, ishte i pranishëm në humbjen 3-1 që Fenerbahce e pësoi ndaj Alanyasporit dje.

Bëhet e ditur se skauti i skuadrës angleze ka mbetur i kënaqur nga paraqitja që pa nga sulmuesi shqiptar.

Muriqi ishte pjesëmarrës në golin e vetëm të shënuar për Fenerbahcen, derisa këta të fundit thuhet se i duan 50 milionë euro nga shitja e sulmuesit.

 

SHPËRNDAJE