Agjenti tregon pse nuk u transferua Hysaj në Juventus

Mbrojtësi i djathtë shqiptar Elseid Hysaj është konfirmuar se do të qëndrojë në Napoli por agjenti i tij ka treguar se “Juventusi e ka kërkuar atë”.

Hysaj ishte pritur që të kalojë sonte vonë në Valencia, por klubi spanjoll nuk arriti një ujdi për shumën e transferit me Napoli kështu që ata janë rrugës për ta transferuar Thierry Correia nga Sporting CP.

“Ka dy arsyeje që ai të rri: e para është se marrëveshja ka dështuar për shkak të parave”, tha Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss.

“E dyta është, vazhdimësi e së parë, sipas mendimit tim, por që klubi duket se nuk dëshiron që ta shet atë për pak para”.

Shqiptari kishte vitet më të mira gjatë kohës ku trajner i Napolit ishte Maurizio Sarri që tani është në Juve, madje thuhet se strategu i Juves e dëshiron një ribashkim me të.

“Kam biseduar me tri klube të mëdha”, ka vazhduar Giuffredi.

“Të gjithë kanë respekt të madh për lojtarin. Ata e konsiderojnë atë taktikisht të fortë duke falënderuar punën e Sarrit”.

“Juventusi gjithmonë e ka dashur Hysajn, por ata e morrën Danillon në procesin e shkëmbimit me Cancelo kështu që duart u mbyllën për këtë transfer”. /GazetaExpress/