Agnesa Vuthaj vesh pallton më të bukur, por ka një mesazh

Agnesa Vuthaj është modelja shqiptare nga Istogu e që u bë e njohur në publikun shqiptar që kur u zgjodh Miss Albania 2004.

Agnesa edhe pas këtij kompeticioni vazhdoi rrugën e modelimit edhe për disa vite rresht duke dalë kështu edhe jashtë kufijve kombëtarë.

Ajo tani ka hapur një biznes të vetin me markën e saj të quajtur ‘Agnesa Vuthaj’, e që përmban veshmbathje për femra.

E sot ajo ka postuar për fansat e saj një fotografi ku duket e veshur aq bukur me një pallto me pupla, por ajo çka bie në sy është mbishkrimi i Agnesës ‘ When in Milan’ e që tregon sa shumë i mungon qyteti i Milanit./ORAinfo/

SHPËRNDAJE