Ahmeti: Ja pse më ndaluan, ndeshjen nuk arrita ta shoh në stadium

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka mundur ta shohë në stadium ndeshjen ndërmjet Milanos dhe Shkëndijës.

Vetë kryetari i Prishtinës, ka konfirmuar për KTV-në se ai është ndaluar për pak kohë nga autoritetet italiane.

“Më kanë vonuar për lojë duke verifikuar një emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse italianët nuk shihnin ndonjë problem, autoritetet spanjolle nuk përgjigjeshin. Më pas situata u sqarua, por ndeshjen nuk kam arritur ta shoh në stadium”, ka thënë Ahmeti për KTV-në.

SHPËRNDAJE