Ahmeti pas 14 rasteve të reja: Ishim në ankth që do të kishte më shumë të infektuar

Pas konfirmimit të 14 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga 58 teste në Prishtinë vetëm një rast ka dalë pozitiv, shkruan gazeta inFokus.

E sipas tij ishte në ankth se do të kishte më shumë raste se kaq edhe për shkak të 3 rasteve të djeshme në këtë komunë.

“Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri. Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit. Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka thënë ai.