Ahmeti: Tani më nuk ka asnjë pengesë që Thaçi me Vuçiqin të diskutojnë për kufijtë

Bashkëdrejtuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nesër edhe formalisht ai dhe bashkë partiaket nga PSD do të japin dorëheqje.

Ahmeti ka thënë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kompetencat e dialogut i kthehen Qeverisë dhe Presidentit.

“Po të kishim 2/3 e votave, Ekipi nuk do të ishte antikushtetues pasi Kuvendi ka të drejtë krijimin e çfarëdo institucioni tjetër dhe t’i bartë kompetenca, por na bojkotuan diskutimin LDK dhe Vetëvendosje dhe u detyruam të shkojmë me shumicë të thjeshtë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kryetari i PSD-së thotë se vetë subjekti i tij kishte insistuar që ky ekip të votohej me 2/3 pasi vendi kishte nevojë për një trupë të tillë pas takimeve që Thaçi po zhvillonte me Vuqiçin.

Ahmeti thotë se pasojat e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese do të ketë pasoja sidomos në unitetin e klasës politike në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“Me rënien e Ligjit nuk ka më asnjë pengesë që Thaçi me Vuçiqin si dy presidentë të takohen për zgjidhjet e mundshme, ndryshime të kufijve etj.”.

I pari i Prishtinës tha se PSD nuk është futur në grupin negociator për para por për kompetenca.

SHPËRNDAJE