“Ajt se edhe kësaj ja mbyllim gojën”: Deputeti i LDK’së tregon pse i tha kështu Mimoza Kusarit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj nuk i ka pëlqyer qasja e deputetes së GP të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila, ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ukaj në një koment në Facebook shkroi se; “Ajt se edhe kësaj ja mbyllim gojën”, duke iu referua Kusari-Lilas.

Indeksonline ka kontaktuar me deputetin nga Prizreni, i cili ka shpjeguar këtë deklaratë.

“I mbyllet edhe asaj goja. Ajo e ndërron partinë del tjetër parti edhe e ndryshon edhe qasjen. Tana vet i mbyllet goja”, është shprehur ai.

Ndryshe, Ukaj para disa javësh kishte përplasje të ashpër me kryetaren e Kuvendit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE