Akademi përkujtimore për dëshmorin Xajë Jashari

Përkujtohet në 20 vjetorin e rënies, dëshmori i lirisë së Kosovës, luftëtari i UÇK-së, Xajë Jashari, me një akademi të shtunën me 27 tetor 2018 në orën 11:00 në fshatin e lindjes Strovc.

Shtëpitë e familjes Jashari dhe gjithë Strovcit e Artakollit të Vushtrrisë ishin bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty gjetën strehë e bukë kurdoherë luftëtarët e lirisë, madje edhe në momentet më të vështira të luftës, raporton Gazeta online Veriu.info.

“Luftëtari i Lirisë veç i Falet Atdheut – Xajë Jashari Dëshmor i Kombit, 19. 06. 1955 – 27. 10. 1998”, shkruan në lapidar aty ku prehet në amshim e ku do bëhen homazhe.

Xajë Jashari shumë vite punoi në Radio Televizionin e Prishtinës.

Akademia përkujtimore mbahet në Shkollën Fillore “Liria” në Strofc, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Shoqatat e dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE