AKR nuk i konfirmon e as nuk i mohon paralajmërimet për largimin e Agim Bahtirit nga partia

Gjatë ditës u raportua se Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka gjasa të jap dorëheqjen nga Aleanca Kosova e Re këtë të hënë.

Megjithatë këtë nuk e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, Këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacolli.

I pyetur nëse raportimet rreth dorëheqjes së të parit të Mitrovicës nga AKR qëndrojnë, Zyberaj në një prononcim për klankosova.tv nuk ka konfirmuar dicka të tillë:

”Jo, smundem me konfirmu asgjë”, është shprehur Zyberaj.

Më tej ai ka potencuar se ka pasur gjatë ditës edhe takime me Bahtirin por që sipas tijë temë diskutimi nuk ka qenë çështja e dorëheqjes së tij nga AKR, njofton Klan Kosova.

”Kam takuar sot kryetarin Bahtiri për disa çështje që kanë të bëjnë me bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe skemi pas bisedë fare lidhur me çështjet për të cilat po pyesni”, përfundon Këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj, për klankosova.tv.

Përveç Këshilltarit të Pacollit, Jetlir Zyberaj edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, që vjen nga AKR po ashtu, ka qëndruar për vizitë tek Bahtiri.

SHPËRNDAJE