Aksident i rëndë, dy persona në gjendje të rëndë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Orllan të Podujevës, raporton Llapi.info

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve, kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një veturë.

Si pasojë e përplasjes, dy persona janë dërguar me urgjencë për në QKUK të Prishtinës. Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës, teksa tretman mjekësor kanë pranuar edhe disa persona në vend të ngjarjes.

“Dy persona kanë qenë në Emergjencë dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa të njëjtit janë bartur menjëherë për në QKUK të Prishtinës”, kanë thënë nga Emergjenca.

Siç mëson Llapi.info, drejtuesi i kamiontës e ka humbur drejtimin me ç’rast edhe ka goditur një veturë të parkuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

SHPËRNDAJE