Aksident i rëndë në Drenas, 5 nxënës …

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në zonën e Drenasit, ku të lënduar kanë mbetur 5 persona të moshës së re.

Klankosova.tv merr vesh se katër nga pesë të aksidentuarit, janë nxënës, ndërsa janë goditur nga një automjeti-kamioneta Mercedes me targa vendore saktësisht në fshatin Korroticë e lartë, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar dhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se dy nga të akisdentuarit kanë pësuar lëndime më të rënda.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

”Në fshatin Korrotice e lartë eshte shkaktuar një aksident trafiku kur automjeti-kamioneta Mercedes me targa vendore ka goditur 5 këmbsorë te gjithe nga fshati Korrorice e lartë, 4 femra dhe nje mashkull, te moshes së re”.

”Dy nga ta kane marr lendime te rënda ndersa tre tjere kanë lendime më të lehta”, ka deklaruar Hoxha, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi Hoxha, ka konfirmuar po ashtu se të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Drenas, ndërsa më vonë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Njësitet kompetente policore janë në proces të realizimit të hetimeve lidhur me rastin për procedura të metejme ligjore, ka përfunduar ai, njofton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE