Aksident i rëndë në Mitrovicë: Vetura bëhet “dyfish”, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Rekë, që ndodhet në rrugën për Shalë të Bajgorës, me ç’rast janë lënduar disa persona.

Dëshmitar nga vendi i ngjarjes i kanë dërguar fotografitë tek Reporteri.net, duke treguar për rastin.

Deri tani mësohet për disa të lënduar, mirëpo Policia akoma nuk ka dhënë ndonjë version zyrtar.

Gjithçka dihet është se ata janë dërguar me ambulancë për në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

Siç shihet edhe nga fotografitë, vetura ka përfunduar në një kanal që gjendet buzë rrugës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE