Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Obiliq, pasi që një veturë ka humbur drejtim.
Siç shihet në fotot e dërguara nga një lexues i portalit Veriu.info, vetura është dëmtuar shumë, pasi që ka goditur pjesën ballore të një lokali.
Mësohet se ka të lënduar, por fatmirësisht nuk ka viktima, edhe pse rreziku ka qenë i madh./Veriu.info