Aksident i rëndë në Vushtrri, gjashtë persona dërgohen urgjent në Spitalin e Mitrovicës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Nadakoc, të Komunës së Vushtrrisë.

Sipas raportit policor, thuhet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një furgon, teksa kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Të lënduarit, kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

SHPËRNDAJE