Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, ku për pasojë lëndime kanë marrë tre persona.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku janë ndeshur mes veti një veturë dhe një kamion.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Policia njofton njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./Veriu.info
Foto: Ilustrim