Aksident komunikacioni, godet mbrojtësen e një ure dhe hidhet në lum

Policia e Kosovës se një aksident trafiku ka ndodhur në Mogillë të Vitisë, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën Lancia nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin ndaj automjetit me ç’rast godet mbrojtëset e një ure dhe hidhet në lumë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, një femër dhe një mashkull.

Të njëjtit janë dërguar tretman mjekësor. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

 

SHPËRNDAJE