Aksident me dy të lënduar në Zveçan

Një aksident trafiku me dy persona të lënduar ka ndodhur në Zveçan.

Policia ka njoftuar se ë aksident janë përfshirë dy vetura, derisa të lënduar kanë mbetur dy pasagjer.
“Në rrugën Mbreti Petri në Zveçan raportohet se ka ndodhë një aksident trafiku mes dy automjete, të cilat kishin qenë duke i drejtuar dy ngasësit meshkuj K/Serb”, ka njoftuar Policia.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe zjarrfikësit dhe përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjer -një femër dhe një mashkull K/Serb. Pas pranimit të ndihmës mjekësore, njëri prej të lënduarve është liruar, kurse tjetri ishte ndaluar për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHPËRNDAJE