Aksident me pasoja fatale në Mitrovicë, 37 vjeçari humb jetën

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në mëngjes në rrugen rajonale Mitrovice-Skenderaj, pasi që drejtuesi i automjetit kishte dalë jashtë rrugës, raporton Veriu.info

“Një 37 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Lushtë”, ka thënë për Veriu.info Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka treguar se sipas rrethanave të vendit të aksidentit, drejtuesi i automjetit A.H. e kishte humbur kontrollin ndaj drejtimit të automjetit, ku ishte përplasur jashtë rrugës dhe si pasojë e lëndimeve kishte mbetur pa shenja jete.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore./Veriu.info

Foto: Ilustrim

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE