Aksident mes tri veturash, gjashtë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur tek rrethi në Fushë Kosovë, ku të përfshira ishin tre vetura.

Reporteri.net kontaktoi me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tregoi se nga ky aksident të lënduar kanë mbetur gjashtë persona.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha ajo

SHPËRNDAJE