Aksident në Fushë Kosovë bllokohet autostrada

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, raporton lajmi.net.

Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar kolona të gjata në këtë magjistrale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.