Aksident në Klinë, lëndohen katër persona

Në fshatin Dollc të Klinës, ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture, ku janë lënduar 4 persona.

Xhevat Ibra nga Policia Rajonale e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Express se nga aksidenti mes kamionit dhe veturës u lënduan katër persona.

“Sot rreth orës 15:20 në fshatin Dollc të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni”, ka thënë Ibra.

Ndërkaq, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Ibra për Express.